Aferdita dhe Shpati, kapen ‘mat’ në Shkup
Më në fund një lajm i mirë nga kronika rozë… Afërdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi janë sërish bashkë. Si miq apo si të dashur, këtë nuk dimë ta themi me siguri, por është fakt tashmë që ata takohen, pa e vrarë mendjen fare për sytë kureshtarë që i shohin të habitur.
Fotot ekskluzive që sjellim sot në “Summer Pages” janë shkrepur pak kohë më parë në Maqedoni (vendbanimin e Shpatit), ku Afërdita ka qenë e ftuar për disa koncerte. Siç shihet qartë, dy të rinjtë lëvizin vetëm në rrugët e Shkupit. P.K